Home Bota
Çfarë ndodh me monedhat që hedhim në shatërvane?
Shatërvani "Trevi" në Romë, ka një traditë të gjatë: nëse qëndroni me kurriz nga shatërvani dhe hidhni një monedhë me dorën e majtë, e keni të garantuar një udhëtim tjetër në Romë.

Çdo ditë mijëra persona e bëjnë këtë veprim, duke llogaritur afërsisht 15,000 dollarë në javë dhe mbi 1 milion dollarë në vit, po të mbledhësh monedhat. Çdo ditë shoqata e bamirësisë katolike "Caritas" merr një orë kohë për të pastruar shatërvanin dhe për t’u shpërndarë paratë njerëzve në nevojë.

Ata madje hapën një dyqan, me çmime të lira në 2008-n me paratë e mbledhura. Ndërsa shatërvani "Trevi" duhet të pastrohet çdo ditë, shatërvanët e tjerë të famshëm i mbledhin paratë një herë në disa muaj.

Liqeni në Bellagio, Las Vegas, bën rreth 12,000 dollarë në vit dhe përdor një sistem shumë efikas pastrimi. Një vakum gjigand përdoret për të hequr gjithçka nga fundi i liqenit.

Po ashtu, shatërvanët në Minnesota, Amerikë, bëjnë rreth 2,000 dollarë në muaj, para të cilat u dhurohen shoqatave të bamirësisë.

Shatërvanët në "Disney World" mblodhën 18,000 dollarë në 2014-n, të cilat iu dhuruan fëmijëve jetimë. Ndërsa përkujtimorja e "11 Shtatorit" mblodhi rreth 3,000 dollarë, pavarësisht se njerëzit nuk duhet të hidhnin monedha. Në veçanti, shatërvani në "Buckingham" në Çikago, një nga më të mëdhatë në botë, mbledh vetëm 200 dollarë në vit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ky është çifti më trim në botë, jetojnë me një puma (FOTO LAJM)
Hodhi mijëra euro nga “qielli”, arrestohet 24 vjeçari
Plas skandali i panetoneve në Itali
Vdes gjatë se*sit sadomazokist 26 vjeçarja, veprimi i pafalshëm i partnerit (FOTO LAJM)
Trump i paparashikueshëm, kritikon Twitterin nëpërmjet Twitterit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media