Home Bota
E johur si gruaja e torturës, kjo grua do të qëndrojë në krye të CIA
Për herë të parë drejtimin e CIA-s do ta marrë një femër. Ajo është Gina Haspel dhe ka punuar tek CIA-s prej vitit 1995.

Haspel ka qenë pjesë e disa polemikave, përfshi këtu edhe përfshirjen e saj në disa programe të torturës të kryera nga SHBA. Po ashtu emri i saj lidhet edhe me shumë tortura të bëra gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve kyç në “hapësirat e zeza”, ose në burgjet sekrete të CIA-s.

Qëkur Trump mori pushtetin, ajo ka mbajtur pozicionin si zëvendësdrejtore e CIA-s duke marrë lëvdata, por edhe duke ngritur për rifillimin e përdorimit të teknikave të torturës nga CIA.

Haspel ka qenë e lidhur me programin e “marrjes në pyetje” të CIA-s e cila u theksua në raportin prej 6000 faqe nga Komuniteti i Inteligjencës së Senatit i cili detajonte përdorimin e teknikave që konsiderohen gjerësisht si torturë.

Ditën e sotme Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga puna Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson. Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo.

“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretari i ri i shtetit, ai do të bëjë një punë fantastike! Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë mënyrë. Urime për të gjithë!”, ka shkruar Trump. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Burg për avokatin e Trumpit, reagimi i tij është i pabesueshëm
KUJDES! Ky është kurthi më i ri që hajdutët bëjnë me makinat, mund ta pësojmë të gjithë (FOTO LAJM)
Izraelitët kontrollojnë tregun e diamanteve në botë
Fiton Kina, del nga burgu Huawei
Miu hyn në bankomat dhe bën kërdinë me 20 000 euro (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media