Home Bota
Rusia kërcënon Britaninë e Madhe pas raporteve për mbyllje të mediumit rus
Asnjë medium britanik nuk do jetë në gjendje të funksionojë në Rusi nëse Britania e Madhe vendosë ta shuajë selinë e televizionit ndërkombëtar Russia Today në Angli.

Kështu ka bërë të ditur Maria Zakharova, Drejtoresha e departamentit të Informacionit në Ministrinë e Jashtme në Federatën e Rusisë, përmes një prononcimi të saj në një transemtues publik rus.

Reagimi rus vjen menjëherë pasi u theksua se rregullatori britanik, Ofcom, nuk mund të rifreskojë licencën e kanalit televiziv të financuar nga shteti, referuar Russia Today.

Njoftimi i Ofcom erdhi mes tensioneve në rritje midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë pas helmimit të një ministri në tokën britanike.

Sipas mediave të huaja ky vendim erdhi ndërsa Zakharova iu përgjigj tensioneve të fundit duke thënë se ”askush nuk duhet të kërcënojë një fuqi bërthamore”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Theresa May mbetet kryeministre, nuk mundën ta shkarkojnë
Stuhia e rërës pushton Egjiptin
Speciali i SAS lufton i vetëm me terroristët në Kenia (FOTO LAJM)
Dënohet me burgim gazetari që investigonte trafikun e armëve në Malin e Zi
"SHBA po destabilizon Ballkanin"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media