Home Bota
Siguronin dokumenta false, policia gjermane godet rrjetin kontrabandimit të emigrantëve
Policia Federale dhe Doganat gjermane kanë goditur një rrjet të kontrabandimit të emigrantëve shqiptarë në Stralsund, ku janë vënë nën akuzë dy italianë.

Sipas Policisë Federale në Stralsund, dy italianët e dyshuar janë vendosur nën akuzën e kontrabandimit për disa muaj të shtetasve shqiptarë, duke u nxjerrë dokumente të falsifikuara sikur janë italianë.

Sipas hetimit, dy të dyshuarit kishin marrë dokumente qeveritare nga Italia që duhet të shkatërroheshin.

Pas disa muajsh hetime, katër apartamente në Stralsund janë kontrolluar të hënën dhe atje janë gjetur kompjutera, një patentë shoferi false dhe disa të holla. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Theresa May mbetet kryeministre, nuk mundën ta shkarkojnë
Stuhia e rërës pushton Egjiptin
Speciali i SAS lufton i vetëm me terroristët në Kenia (FOTO LAJM)
Dënohet me burgim gazetari që investigonte trafikun e armëve në Malin e Zi
"SHBA po destabilizon Ballkanin"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media