Home Bota
10 gjëra që nuk i dinit për gjeniun Stephen Hawking
Stephen Hawking ishte një ndër fizikanët dhe kozmologët më të shquar, një ikone e vërtetë e gjenialitetit, fizikës dhe shkencës botërore.

Gjeniu anglez i cili ndërroji jete në moshën 76 vjeçare, nuk ishte vetëm një shkencëtar brilant, por edhe një ikone pop e kohëve tona, njeri shume familjar, një pasionant i serialit Simpson, sikurse edhe i serialit Star Treek.

Megjithatë jo te gjithë dimë sa duhet për anët njerëzore te shkencëtarit te madh.

1.Fillimet. Në fillimet e shkollimit të tij, notat që ai merrte në shkollë, çuditërisht ishin nga më të dobëtat e klasës, ndërkohë që ai kishte një pasion të veçante për radiot, orët dhe çdo gjë tjetër që ishte e çmontueshme.

2.Universiteti. Në rini të tij, edhe pse ai kish treguar pasion dhe talent të veçante për matematiken, i ati këmbëngulte që ai të studionte për mjekësi. Ndërkohë ai duket se zgjedh një të mesme, fizikën për të vazhduar më pas me kozmologjinë.

3.Sporti. Hawking nuk është shquar për pasion për sportin, apo për ndonjë fizik te zhvilluar, megjithatë, në vitet e para në Oksford, ai fillon të argëtohet me sportin, për të larguar sadopak ndjesinë e vetmisë që prodhonte fakulteti.

4.Martesa. Pas diagnostikimit të sëmundjes së tij të rëndë, ai njihet me atë qe do të bëhet më pas edhe bashkëshortja e tij, me të cilën do të lindte tre fëmijë.

5.Çmimet. Hawkin ka marrë një numër të madh çmimesh për shkencën. Ai ishte anëtar i Royla Society dhe i Royal Society of Arts.

6.Basti. Ne vitin 1975 ai hodhi tezen sipas se cilës vrimat e zeza ishin ne gjendje te hanin çdo strukture qiellore, duke marre me vete dhe zhdukur te gjitha informacionet qe lidheshin me të. Kjo tezë vinte ndesh me atë te fizikes mekanike, sipas se cilës, materia është e pa zhdukshme, dhe kjo detyroi një tjetër fizikan te madh te kohës, John Preskill, i cili te deklaronte se pohimi i Hawking ishte një gafë e madhe. Për këtë ata vunë një bast, një enciklopedi mbi bejsbollin, te cilin pas 30 vitesh, do te ishte vete Hawking që do t’ia dorëzonte kolegut te tij, duke pranuar kështu se deklarate e tij ishte e dështuar.

7. Alienët. Sipas Hawking, alienët, nisur nga përmasat e Universitetit, duhet të ekzistojnë diku, por për ne do te ishte me mire te mos takoheshim me ta, pasi nëse ata janë ne gjendje te vijnë deri ne Toke, kjo do te thotë qe ata janë me përpara nga ne, dhe me shume gjasa do te na kolonizojnë, një kolonizim tepër i ndryshëm nga ai evropianeve ne Amerike ne vitin 1492.

8. Libra për fëmijë. Veç librave shkencore, në punët e tij mund të numërohen edhe disa libra për fëmijë.

9. Shkencëtari rock. Ne një prej bran­eve me të bukura te Pink Floyd, regjistruar ne vitin 1994, është regjistruar edhe zëri metalik i Stephen Hawking.

10. Graviteti zero. Ne vitin 2007, ne moshën 65 vjeçare, Stephen Hawking ka eksperimentuar për disa sekonda ndjesinë e mungesës së peshës, fale kompanisë se njohur Zero Gravity Corporation. Ndërkohë ëndrra e tij me e madhe ishte fluturimi ne hapësirë, premtim te cilin ja ka bërë manjati miliarder Richard Branson, themeluesi i Virgin Galactic, duk i ofruar një udhëtim falas.






















Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Dyshime për vërtetësinë e një kapeleje të presidentit Linkoln
U kap duke vjedhur, vritet nga kalimtarët (VIDEO)
Oim: 1728 emigrantë të vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit
Nuk e dinte se po filmonte vrasjen e të fejuarit (VIDEO)
I riu filmon veten duke vrarë dhjetëra strucë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media