Home Bota
Paralajmërimi i fundit i Hawking për njerëzimin para se të vdiste
Stephen Haëking ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme duke qenë një prej astrofizikantët më të njohur e në të njëjtën kohë edhe më pesimisti për të ardhmen e njerëzimit.

Para se të ndërronte jetë ai nuk ngurroi që të ripërsëriste sa herë që i jepej mundësia apelin drejtuar të gjithëve; duhet të largohemi nga Toka.

Thirrja e fundit mbërriti nga Norvegjia disa kohë më parë, ku ishte i ftuar në një festival shkencor dhe muzikor, që synonte të ndihmonte të rinjtë të kuptonin shkencën komplekse.

“Ka kaq shumë faktorë që kërcënojnë Tokën sot, sa për mua është shumë e vështirë që të jem optimist për të ardhmen”, thotë ai.

Por mes goditjes nga një asteroid e një sulmi alien, rreziku më i madh, sipas shkencëtarit britanik është vetë njeriu. “Ne jemi në shterim të burimeve natyrore që ofron Toka.

Po përshpejtojmë ngrohjen globale, po shkrihen akujt, po shpyllëzojmë planetin dhe po zhdukim kafshët”, thotë Haëking.

Sipas tij, në rastin më të mirë njerëzimit i kanë mbetur disa shekuj për t’u arratisur prej këtu dhe në rastin më të keq, disa dekada. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ndotja nga plastika. Studiuesit: Ndodhet kudo në mjedis
Dyshime për vërtetësinë e një kapeleje të presidentit Linkoln
U kap duke vjedhur, vritet nga kalimtarët (VIDEO)
Oim: 1728 emigrantë të vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit
Nuk e dinte se po filmonte vrasjen e të fejuarit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media