Home Bota
I ngjan yjeve të famshëm, qeni i habit të gjithë (FOTO LAJM)
Yogi është qeni i vogël nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara, fytyra e të cilit ngjan shumë me atë të njeriut.

Pronarja e qenit Chantal Desjardins postoi fotografitë e qenit në internet, duke marrë pëlqime dhe komente pafund nga njerëzit.

"Ka sytë më njerëzor, që kam parë te ndonjë qen. Madje edhe gojën" , thuhej në një prej komenteve.

Në anën tjetër, Yogi është krahasuar me artistë të famshëm si këngëtari Ed Sheeran dhe të tjerë.

Mediat janë interesuar dhe kanë pyetur pronaren, nëse ka ndonjë ndërhyrje tek fotografitë. Ajo ka mohuar ndërhyrjet, ndërsa vazhdoi të postojë fotografi. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Koment: Tweet-i i Trumpit - mbështetje për Merkelin nga Uashingtoni?
Zbardhet letra e Kim Jong për Vladimir Putin
Nuk është Kosova, Zvicra kërkon arrestimin e diplomatëve turq për rrëmbimin e një biznesmeni
Ky është personi që para 77 vitesh nuk e ndalën përmbytjet në Qabe (FOTO LAJM)
Kapet në Austri 15 vjeçarja shqiptare që planifikonte sulm terrorist

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media