Home Bota
Grekët në "festë": Turqia po falimenton, ne ja dolëm
Mediat greke kanë shpërndarë një analizë të gazetarit Mikhalis Papanidis, i cili shkruan se ekonomia turke pritet të pësojë kolaps brenda pak vitesh nisur nga një serë faktorësh, të cilat ai i liston në shkrim.

"Goditjen më të madhe, ekonomia turke e ka marrë nga turizmi këto dy vitet e fundit. Në vitin 2015 Turqia u vizitua nga 40 milion turistë, të cilët futën në ekonominë turke 30 miliard dollar. Në vitin 2016 kjo shifër ra me 36 për qind dhe vazhdon të bjerë. GDP e Turqisë është e lartë, por ajo ka rënë nga 950 miliard dollar në vitin 2013 në 850 miliard dollar në vitin 2015"., - shkruan ai duke shtuar se Banka Qendrore e Turqisë vazhdon të injektojë para në ekonomi, të cilat nuk po sjellin ndonjë ndryshim të madh, ndërsa ndalet edhe tek kursi i këmbimit të monedhës turke me euron dhe dollarin si edhe borxhin e jashtëm.

"Në vitin 2009, një euro këmbehej me dy lira, kurse tani është mesatarisht 4.63 lira. Borxhi i madh i jashtë i Turqisë e bën atë vulnerabël ndaj ndryshimeve të kursit të këmbimit, kurse futja në lufte gjatë këtij viti ka rritur ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë. Fundi i ekonomisë turke është i afërt, kjo nisur edhe nga struktura sociale e Turqisë, por edhe nga ajo që po ndodh atje. Wshtë thjesht çështje kohe"., shkruan ai në portalin grek " Zouglas " duke marrë mjaft komente nga lexues, të cilët thonë se së shpejti do t'i shohin turqit në radhë siç u detyruan të qendronin edhe grekët vitet e fundit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Koment: Tweet-i i Trumpit - mbështetje për Merkelin nga Uashingtoni?
Zbardhet letra e Kim Jong për Vladimir Putin
Nuk është Kosova, Zvicra kërkon arrestimin e diplomatëve turq për rrëmbimin e një biznesmeni
Ky është personi që para 77 vitesh nuk e ndalën përmbytjet në Qabe (FOTO LAJM)
Kapet në Austri 15 vjeçarja shqiptare që planifikonte sulm terrorist

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media