Home Bota
E shkruar në yje? Stephen Hawking vdiq ditën e lindjes së Albert Einstein
Fizikanti i njohur britanik Stephen Hawking, vdiq në moshën 76 vjeçare.

Gjeniu i astrofizikës, u krahasua me Albert Ajnshtajnin dhe Sir Isaac Newtonin.

Hawking vdiq në shtëpinë e tij në qytetin universitar britanik të Kembrixhit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, përcjell albeu.com

Në një tjetër kthesë mahnitëse të ngjarjeve ai lindi më 8 janar 1942, në përvjetorin e 300 të vdekjes së Galileut.

Galileo bëri hapa të mëdhenj në matematikë dhe zbuloi shumë më tepër rreth hapësirës.

Profesori Hawking u bashkua me të dy këta burra në avancimin e njohurive tona të botës rreth nesh, dhe pas vdekjes së tij 76 vjeç, shumë komentuan rëndësinë e ditëve të lindjes dhe vdekjes.

Stephen Hawking vdiq sot, më 14 mars, në përvjetorin e lindjes së Ajnshtajnit.

Fizikanti anglez i cili ndryshoi mënyrën se si e kuptojmë universin konsiderohej një mrekulli mjekësore, pasi kishte jetuar për më shumë se gjysmë shekulli pasi iu dha dy vjet për të jetuar kur u diagnostikua me sëmundjen neurone motorike më 1963.

Në një deklaratë, fëmijët e tij Lucy, Robert dhe Tim thanë: "Ne jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq". /albeu.com/

























Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Suedi, kërkohet referendum për daljen nga BE
Arrestohet burri me "pistoletë" në ballë
Martohet me të vëllain, flet 50 vjeçarja: Çfarë ndjej
Elon Musk akuzon punonjësin për sabotimin e Tesla
Holanda "importon" të burgosur, por 4 burgje drejt mbylljes mes protestave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media