Home Bota
Angela Markel zgjidhet kancelare e Gjermanisë për herë të katërt
Angela Merkel mori sot mandatin e katërt nga Bungestagu, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, për të qenë në krye të qeverisë.

Merkel mori 364 vota pro nga 688 deputetë, të cilët votuan në mënyrë të fshehtë.

Asaj i duheshin një minimum prej 355 votash në parlamentin prej 709 vendesh, çka do të thotë se ajo u zgjodh kancelare që në raundin e parë të votimit.

Ndërkohë, 315 deputetë votuan kundër dhe nëntë abstenuan.

Për herë të parë, në këtë votim mori pjesë edhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, ashtu si nëna e saj, Herlind Kasner.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kishte propozuar Merkelin si kancelare, konform kushtetutës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ky është çifti më trim në botë, jetojnë me një puma (FOTO LAJM)
Hodhi mijëra euro nga “qielli”, arrestohet 24 vjeçari
Plas skandali i panetoneve në Itali
Vdes gjatë se*sit sadomazokist 26 vjeçarja, veprimi i pafalshëm i partnerit (FOTO LAJM)
Trump i paparashikueshëm, kritikon Twitterin nëpërmjet Twitterit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media