Home Bota
Qëndrimi i ashpër i Merkelit ndaj Rusisë përballet me rezistencë në Gjermani
Ministri për Çështje Evropiane i Gjermanisë, Michael Roth, ka bërë thirrje të hënën për një politikë të re për ulje të tensioneve me Rusinë, duke shtuar një reagim më shumë drejt kancelares gjermane, Angela Merkel për të moderuar qëndrimin e ashpër ndaj Kremlinit, transmeton Reuters.

Kancelarja konservatore ka mbështetur Britaninë pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri, duke dëbuar katër diplomatë rusë pavarësisht se klasa politike e sheh me dyshim konfrontimin e Gjermanisë me gjigantin lindor.

Ministri Roth, njëherësh anëtar i partisë Social-Demokrate (SPD), ka thënë se derisa Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë, sanksionet duhet të kenë qëllim dërgimin e Moskës në tavolinën e negociatave.

Shumë shtete Perëndimore janë duke bërë presion për një qasje më kritike kundër Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të mbështesë presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili akuzohet për përdorimin të armëve kimike në luftën shtatëvjeçare në Siri.

Tonet e Merkelit ndaj Rusisë janë ashpërsuar sidomos pas vendimit të Moskës për të aneksuar Krimenë nga Ukraina. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Këto janë katër gratë më të vjetra në botë (FOTO LAJM)
Plas skandali, Donald Trump ka tradhtuar për 1 vit Melaninë me modelen e playboy-t
E pickoi një nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë, e shpëton birra
I kishin mbetur vetëm 48 orë, transformimi i mahnitshëm i vajzës bëhet viral
Luks dhe çmenduri, kjo shtëpi-piramidë është fiksimi i ri i miliarderëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media