Home Bota
Shqiptari trondit Zvicrën, si u bë italian për vite me radhë
Një shtetas kosovar është dënuar pasi autoriteteve zvicerane iu është identifikuar me dokumente të rreme

Administrata e Kantonit Vaud dëshmon se punën e saj është duke e bërë seriozisht. Por, një shtetas 30-vjeçar kosovar, me qëndrim ilegal në Zvicër së paku që nga viti 2010, ka shkaktuar rrëmujë në sistemin e kontrollit. Për 3 000 euro, ai ka blerë një lejeqëndrim të rremë në Itali, në emër të tij personal. Këtë dokument ua kishte prezantuar autoriteteve të Kantonit Vaud në vitin 2010. I llogaritur si italian, kosovari është pajisur me vizë B.

Në përfundim të afatit të dokumentit të tij të rremë, tridhjetëvjeçari i ka ofruar një bashkatdhetari të tij pesëqind euro, për t’u pajisur më një dokument tjetër me afat vlefshmërie deri më 2023. Procedura nuk është dashur të paraqet ndonjë problem të madh pasi lejeqëndrimin e kishte marrë në mars të vitit 2015 pa ndonjë problem.

Por, mashtrimi i tij u zbulua gjatë një kontrolli pak kohë më pas, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.

Ai u dënua me 120 mëditje në të holla me kusht dhe gjobë prej 600 frangash, duke shtuar këtu edhe 750 franga shpenzime juridike. Tani, autoriteteve të Kantonit Vaud u mbetet të vendosin për fatin e tij, për falsifikim të dokumenteve, qëndrim ilegal në Zvicër dhe punë ilegale.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shihini dy herë këto foto! 68-vjeçari që duket si 20 ju tregon sekretin e suksesit (FOTO LAJM)
Gjendet pas dy vitesh skeleti i magjistarit rus i lidhur me pranga në mes të pyllit
Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?
Futi 40 mijë euro në furrë për ti fshehur, e fejuara ia djeg bashkë me kekun
Rrëzohet avioni, fati tragjik që la viktima pas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media