Home Bota
Putin telefonon Rouhanin, paralajmëron kaos global
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për “kaos” global gjatë një bisede telefonike me presidentin e Iranit, të fokusuar tek sulmi i së premtes mbrëma mbi Sirinë.

Një deklaratë e lëshuar nga Moska zyrtare mbi këtë bisedë tregon se shefi i Kremlinit dhe Hassan Rouhani diskutuan gjatë mbi sulmin raketor që shënjestroi një laborator shkencor dhe dy depo armësh kimike.

Ata kanë rënë dakord “se ky veprim i paligjshëm ka dëmtuar seriozisht perspektivat për një zgjidhje politike ne Siri”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump e urdhëroi mësymjen në koordinim me Francën dhe Britaninë e Madhe, si kundërpërgjigje të sulmit të supozuar kimik në fortesën rebele të Dumës, ku u vranë dhjetëra vetë.

Rusia dhe Irani e kanë ruajtur mbështetjen e tyre për Asadin pavarësisht se regjimi i tij është përfolur vazhdimisht për përdorim armësh të kësaj natyre, të cilët Moska pat deklaruar në 2013-ten se do t’i ndalojë.

Të shtunën, qeveria ruse shkoi deri aty sa të paraqesë në OKB një rezolutë që dënon forcat e koalicionit për nisjen e sulmeve të përbashkëta ajrore, e cila u rrëzua pasi nuk arriti të marrë më shumë sesa votat e Rusisë, Kinës dhe Bolivisë.

Një gazetar rus, ndërkohë që kishte shkruar mbi vdekjet e mercenarëve në Siri, vdiq në spital pas rrëzimit nga dritarja e apartamentit të tij, në katin e pestë të pallatit ku banonte.

Maxim Borodin u gjet nga fqinjët i lënduar keqas e ndërroi jetë më pas në spital. Zyrtarët lokalë thonë se nuk është gjetur ndonjë letër lamtumire. Por ndonëse ata përpiqen të tregojnë se incidenti nuk duket të ketë natyre kriminale, një mik i afërt i reporterit thotë se banesa e tij dy ditë përpara ngjarjes, ishte rrethuar nga punonjës të sigurisë


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Putini tentoi të më vriste me fostoksinë, modelja trondit me dëshminë e saj (FOTO LAJM)
Njihuni me vajzën që ka shkrirë së qeshuri miliona persona (VIDEO)
Çfarë babai! La punën dhe çdo gjë për t'u kujdesur për vajzën e tij (FOTO LAJM)
Kjo modele hedh akuza të tmerrshme ndaj Vladimir Putinit
Demi godet me brinjë në gjosk një person (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media