Home Bota
Inteligjenca gjermane e holandeze: Erdogan planifikoi vrasjen e dy kritikëve turq
Kabineti i fshehtë i Inteligjencës Kombëtare Turke, nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Presidentit turk Recep Tajyip Erdogan, ka planifikuar të vrasë një kritik kryesor në Gjermani dhe të ekzekutojë një plan për të rrëmbyer një kritik tjetër në Holandë
Kështu shkruan një artikull i publikuar në faqen zyrtare të një organizate mbrojtëse të demokracisë dhe sundimit të ligjit Stockholmcf.

Të dy personat, të cilët u vunë në shënjestër nga MIT për vrasje dhe skema të rrëmbimeve, janë të lidhur me Lëvizjen Gylen, kritiku më i hapur i regjimit të Erdoganit dhe që udhëhiqet nga studiuesi mysliman turk, Fethullah Gylen.

Rasti në Holandë përfshinte drogimin dhe rrëmbimin e një kritiku ndaj një transportuesi që ishte destinuar për një port turk.

Planet u zbuluan nga agjencitë e inteligjencës gjermane dhe holandeze, të cilat paralajmëruan njerëz të cilët ishin në shënjestër në këto komplote pasi operativët hoqën alarmin e vendosur nga agjencitë e inteligjencës për të monitoruar krahun e gjatë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Evropë, njofton Klan Kosova.

Më tej në këtë artikull theksohet se Kosova ishte shembulli i vetëm në Evropë që dëshmoi rrëmbimin e një doktori dhe pesë mësimdhënësish me bashkëpunim të fshehtë nga Shërbimi i Inteligjencës dhe Ministria e brendshme që e anashkaluan Zyrën e Kryeministrisë. Ky veprim nxiti një krizë politike në Kosovë, duke bërë që BE-ja të dënonte rrëmbimet.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
257 kg kokainë e fshehur në banane i drejtohej tregut Europian
Sulmet ajrore në Afganistan, të paktën 13 të vrarë
Ndalohet në momentet e fundit sulmi ndaj ministrit finlandez
May pranë shkarkimit, ky është emri që e zëvendëson
Kapet në aeroport, e pabesueshme çfarë i del nga çanta (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media