Home Bota
Zhdukja e aeroplanit MH370 ka qenë e planifikuar
Katër vjet pas rrëzimit të aeroplanit Malaysia Airlines MH370, ekspertët botërorë të transportit pohojnë se ai nuk u zhduk rastësisht, por përmes një akti të planifikuar kriminal.
Aeroplani i linjës Kuala Lumpur-Pekin u zhduk nga radari më 8 mars 2014, por nuk është përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur me avionin dhe 239 pasagjerët në kohën e zhdukjes.

Grupi i ekspertëve, të cilët morën pjesë në programin “60 minuta”, në rrjetin televiziv australian Nine, pretendon se zhdukja e aeroplanit nuk mund të ketë qenë aksidental, por që kapiteni Zakaria Ahmad Shah e rrëzoi qëllimisht.

Lari Vans beson se piloti ka kryer vetëvrasje dhe për këtë krim zgjodhi vendin më të paarritshme që i kishte rënë ndërmend.

Ai thotë se kapiteni i aeroplanit në këtë mënyrë vrau veten dhe të gjithë udhëtarët, dhe se këtë e kishte bërë qëllimisht

Ish-drejtori i Zyrës australiane për siguri në komunikacion Martin Dolan po ashtu beson se e tëra ishte e planifikuar paraprakisht.

Ndërsa, instruktori i fluturimeve në Boingu 777, Simon Hardy, kujton se Ahmad u ishte shmangur të gjitha kontrolleve të radarëve, përcjell Shqip.

Kërkimet për aeroplanin në fluturimin MH370 janë ndaluar në janar të vitit të kaluar.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
‘…Të majtët, e sulmojnë hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem…’
Mjeku më i ri në botë, 13 vjeç mbaroi universitetin
Aleanca e al-Sadrit fiton zgjedhjet në Irak
Kroatët protestojnë kundër abortit
Qeveria e re e Italisë, 500 emigrantë drejt largimit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media