Home Bota
Vdekja u kalon para syve, ky është udhëtimi që s'do t'a donit kurrë (VIDEO)
Njerëzit që shkojnë për pushime, disa prej tyre, kanë qejf gjithashtu të përjetojnë edhe një rrugëtim me anije turistike, për të parë mrekullitë e detit dhe oqeanit, por jo gjithçka shkon mirë në këto udhëtime.

Por pamjet e pabesueshme nga një dokumentar tregojnë se sa e tmerrshme mund të jetë kur gjërat shkojnë keq dhe turistët bllokohen në ujërat e hapura.

Një fragment i dokumentarit tregon një anije të madhe prej 200,000 tonësh, teksa lëkundet shumë nga dallgët e fuqishme që arrijnë deri tek kabina duke tmerruar pasagjerët.

Në një tjetër skenë, shihet një çift që kanë veshur jelekë shpëtimi dhe kapen në një parmak, ndërsa stuhia godet anijen, raporton Tema.

Siç thuhet më tej, skenat dramatike në anijeve në dokumentarin në fjalë gjithashtu tregojnë edhe rrëfimet e udhëtarëve.

Në dokumentarin i cili pritet të publikohet së shpejti, pasagjerët rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar përvojat afër vdekjes në anije, duke përfshirë zjarrin dhe dallgët deri në 10 metra lartësi.

Në njërën nga pjesët e dokumentarit, një nga burrat dëgjohet duke thënë: “Ne po qëndrojmë në një vend duke shpresuar të mos vdesim”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shokuese, pudra e bebeve me përbërës kancerogjenë
Makina përplaset me autobuzin, 20 të plagosur në Gjermani
SHBA mbështet rezolutën për dialog
Shpërthejnë protestat e nacionalistëve në Bruksel (FOTO LAJM)
Putinin nuk i pëlqen më muzika Rap, arreston këngëtarët

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media