Home Bota
Sërish në gjyq, nuk mbarojnë kokëçarjet për Berluconin
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u dërgua edhe njëherë para drejtësisë me akuzën për manipulim dëshmitarësh, në kuadër të skandalit “Rubygate” dhe mbrëmjeve të famshme të ashtuquajtura “bunga-bunga”.

Në këtë çështje, ish-kreu i qeverisë italiane, u akuzua nga prokoria se kishte paguar gjatë këtyre viteve 157 000 euro për Mariano Apicella, një këngëtar napolitan, i cili e kishte shoqëruar me kitarë gjatë mbrëmjeve të shumta të organizuara nga Berlusconi, raporton Atsh.

Apicella është dërguar gjithashtu para drejtësisë për dëshmi të rreme.

Ridërgimi i Silvio Berlusconit para drejtësisë u bë në kuadër të një çështjeje të quajtur nga media italiane, Ruby-ter.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Skandali në fondacionin “Nënë Tereza”, si murgesha trafikonte fëmijët
Njihuni me nëndetësen “përbindësh” të marinës amerikane, më e shpejtë se zëri
Gdhendi për 25 vjet një shpellë, rezultati që la pa frymë njerëzit (VIDEO)
Një mrekulli që ecën mbi rrota, transformimi i jashtëzakonshëm i këtij kamioni (FOTO LAJM)
S'do t'i besoni çmimet, këto janë tre prostitutat më të shtrenjtë në botë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media