Home Bota
Babi tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati, merr me vete edhe vajzën
Para tri javësh, një baba me të bijën e tij u rrëzuan nga kati i katërt i një godine banimi në Grenchen të Zvicrës. Tani, Prokuroria është duke hetuar ndaj prindit për veprën penale “përpjekje për vrasje”.

Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Monbijou të Grenchenit, kur banorët në mëngjes u zgjuan nga klithmat e dëshpëruara të një gruaje.

Rreth orës 7.00 një burrë dyzetvjeçar, me të bijën tetëvjeçare është hedhur nga kati i katërt i një godine banimi, duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth dhjetë metrash në truallin e ndërtesës. Të dy kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë në trajtim mjekësor.

Në lagjen në fjalë po dëgjohen dyshime se burri është hedhur me qëllim nga dritarja. Gjithashtu po flitet se rrëzimit i ka paraprirë një zënkë e ashpër. Policia zvicerane është duke hetuar në të gjitha drejtimet, shkruajnë mediat vendore.

Aktualisht, Prokuroria e Solothurnit, rrëzimin e ka vlerësuar si përpjekje për vrasje.
Ndaj babait dyzetvjeçar kanë filluar hetimet. Dyshohet se së bashku me të bijën ka dashur të vetëvritet. Në rast të ndonjë dënimi, atij i kërcënohen disa vite burg.

Sipas banorëve, javën e kaluar policia i ka kërkuar çelsat e banesës, ku ka qëndruar rreth dy orë. Më pas, brava e derës është ndërruar dhe ajo tani jepet me qera nga 01 korriku i këtij viti. Pas kësaj ngjarje të rëndë, nëna nuk është parë më nga askush.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Spektakël në Greqi, rrjetë merimange gjigante
Vendi me dhjetëra-mijëra 100 vjeçar
Pret flokët pas 5 vitesh, femrat tashmë çmenden pas tij (VIDEO)
Pesë milionë fëmijë në Jemen përballen me urinë
U helmua në restorant, modelja ruse: Putin tentoi të më vrasë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media