Home Bota
Edhe në Zvicër mjekët gabojnë, si ia hoqi gabimisht gjinjtë një gruaje
Si rezultat i këtij gabimi, ai pacientes së prekur ia ka amputuar të dy gjinjtë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një tumor të vogël në majën e njërit gji që duhej operuar

Para Gjykatës penale të Luganos, të martën ka filluar procesi gjyqësor ndaj një mjeku të Klinikës “Sant’Anna” në Sorengo të Luganos. Në vitin 2014, ai ia kishte hequr gabimisht dy gjinjtë pacientes. Në fillim të seancës gjyqësore, avokatët e tij kanë kërkuar prolongim të negociatave.

Akuza kirurgun e rëndon për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me neglizhencë, si dhe falsifikim të dokumenteve. Para veprimit të tij, ai nuk ishte siguruar ashtu siç e parasheh obligimi i tij, se cila paciente gjendet para tij, duke e zëvendësuar me një paciente tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Si rezultat i këtij gabimi, ai pacientes së prekur ia ka amputuar të dy gjinjtë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një tumor të vogël në majën e njërit gji që duhej operuar. Përpos kësaj, ai ishte përpjekur të justifikonte më vonë ndërhyrjen kirurgjikale në regjistrat përkatës të klinikës.

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar urdhërdënim prej 120 mëditjeve dhe 3.000 franga gjobë. Por, ky urdhër ishte mohuar nga mjeku dhe tani gjendet përballë trupit gjykues. Në fillim të seancës gjyqësore, avokatët mbrojtës kanë kërkuar prolongim të negociatave gjyqësore, pasi “të drejtat e tyre mbrojtëse ishin dëmtuar rëndë”. Gjykata e ka refuzuar kërkesën e tyre.

Nëpër mediat zvicerane, procesi ka shkaktuar reagime të shumta. E gjithë kjo, pasi gazetarët që zbuluan rastin, u paditën nga klinika për dëmtim të imazhit, por u liruan nga instanca e dytë.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Suedi, kërkohet referendum për daljen nga BE
Arrestohet burri me "pistoletë" në ballë
Martohet me të vëllain, flet 50 vjeçarja: Çfarë ndjej
Elon Musk akuzon punonjësin për sabotimin e Tesla
Holanda "importon" të burgosur, por 4 burgje drejt mbylljes mes protestave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media