Home Bota
Udhëtoi me avion në vend të trenit, britanikët kryqëzojnë princin (FOTO LAJM)
Mediat britanike janë të fokusuara sot tek një shpërdorim fondesh të bërë nga Princi Eduard i Britanisë së Madhe, i cili sipas tyre harxhoi 37 mijë paund nga taksat e britanikëve duke udhëtuar me avion në vend që të përdorte trenin.

Princi Eduard do të bënte një udhëtim rreth 220 kilometra nga Dorset për në Birmingham duke marrë pjesë në një aktivitet, por sipas mediave britanike ai mori me qira një avion privat që kushtoi 37 000 paund në vend që të përdorte një biletë treni të klasit të parë, e cila do të kushtonte maksimumi 250 paund, raporton Albeu.com.

Graham Smith nga Lëvizja Anti-monarki deklaroi për mediat se ky ishte një abuzim i pastër me taksat e britanikëve.

Kur sheh që një udhëtim i tillë bëhet skandal në Britaninë e Madhe të vjen në vend abuzimet që bëhen në Shqipëri e Kosovë me makinat dhe udhëtimet luksoze të politikanëve, për të cilat nuk japin askund llogari. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Parashikimet e Nostradamus për vitin 2019, janë të frikshme
SHBA-të nxjerrin "përbindëshin" 4.2 miliard dollar, dridhen Rusia dhe Kina (FOTO LAJM)
"10 year Challenge", çfarë i bëmë botës brenda një dekade (FOTO LAJM)
Pus 100 metra për të shpëtuar Yulenin, e gjithë Spanja loton dhe lutet (FOTO LAJM)
Tensione Greqi-Turqi, disa avionë ngrihen mes alarmit në fluturim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media