Home Bota
I vunë lejlekut GPS, shkencëtarëve iu vjen fatura 2 300 euro disa muaj më pas
Një grup shkencëtarësh polak vendosen të ndjekin rrugëtimin e lejlekëve që qendronin në vendin e tyre, të cilët largoheshin pasi vinte dimri.

Kështu, ata vendosën në shpinën e njërit prej grupit të lejlejëve një transmetues GPS me një kartë SIM, e cila do të ndiqte shtegtimin e shpendëve duke dhënë të dhëna të sakta se ku ata qendrojnë gjatë dimrit, raporton Albeu.com.

Shkëncëtarët ndoqën lejlekun në udhëtimin e tij prej 6 154 kilometrash nga Polonia në Ukraninë, pastaj në Rumani, Turqi, Siri, Liban, izrael dhe Egjipt.

I gjithë ky udhëtim zgjati 52 ditë.

Pasi kaloi disa muaj të këndeshëm në Afrikë, lejleku nisi rrugëtimin e tij për në Poloni, por për arsye të paqarta ende për shkëncëtarët, transmetuesi mbeti në Egjipt edhe pse tufa e lejlekëve kishte arritur në Poloni.

Ata e ndoqën dhe zbuluan se transmetuesi bënte një lëvizje në një rreth prej 20 kilometrash në ditë në luginën e Nilit.

Fillimisht ata u pikëlluan, por në fund u erdhi edhe një surprizë krejt e pakëndshme: Një faturë prej 2 334 eurosh.

Dikush e ka gjetur kartën SIM në Egjipt dhe ka vazhduar të flasë më të. Tashmë shkencëtarët jo vetëm që nuk përmbyllën studimin, por duhet të paguajnë edhe kompaninë celulare. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Shembet ura, dyshohet për shumë viktima (VIDEO)
Erdogani ua ndalon turqve përdorimin e iPhone
Dorëzohet Erdogan, prifti amerikan drejt lirimit pas ultimatumit të Trumpit
Ministri norvegjez shkel ligjin për dashnoren iraniane, mësoni ku kanë bërë qef
Indianët mblidhen rreth gjarpërit, ia nisin të qeshurës (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media