Home Bota
Erdogan kërcënon me raketat e Putinit
Turqia do të përdorë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që planifikon të marrë nga Rusia nëse “do të jetë e nevojshme” ka thënë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan më 11 qershor.

“Ne nuk blemë raketat S-400 vetëm për t'i ruajtur. Ne do t'i përdorim ato nëse do të jetë e nevojshme. Ky është një sistem mbrojtës. A do të varemi sërish nga SHBA-ja?”, tha Erdogan.

Kur ne kemi kërkuar prej tyre për vite me radhë, përgjigja që na është dhënë është: Kongresi i SHBA nuk po lejon. Ne jemi të lodhur nga kjo”,- tha Erdogan, shkruan Hurriyetdailynews.

“Rusia i është përgjigjur ofertës sonë me një ofertë mjaft tërheqëse. Dhe sa i përket kredive, ata na kanë ofruar kushte mjaft të mira për kredi. Tani për tani, ne po e drejtojmë këtë proces në këtë mënyrë”, tha presidenti Erdogan.

Deklaratat e Erdogan u bënë gjatë një transmetimi live në disa tv private në Stamboll.

Turqia dhe Rusia kanë firmosur në dhjetor marrëveshjen për sistemin raketor “S-400”, gjatë dhjetorit, duke finalizuar një marrëveshje që thellonte lidhjet ushtarake midis anëtarit të NATO-s Turqisë dhe Kremlinit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ka lindur 12 djem por nuk është plotësisht e lumtur (FOTO LAJM)
Përçahet Kisha Ortodokse, rusët braktisin Patriakanën e Stambollit
Beteja e Trumpit me pornostaren, gjykata nxjerr fituesin
I martuar me 5 gra, flet burri që u bë hit në internet
Ngjarja e rëndë trondit botën, vajza 21 vjeç përdhunohet në grup dhe vritet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media