Home Bota
Pas takimit/ Trump: Korea e Veriut nuk është më kërcënim
Koreja e Veriut nuk paraqet më një kërcënim bërthamor dhe nuk është më problemi më i madh dhe më i rrezikshëm për SHBA.

Kështu mendon Presidenti amerikan Donald Trump pas përfundimit të samitit me liderin koreanoveror Kim Jong-un, megjithëse palët e vetme që e konsiderojnë samitin një sukses janë Trump dhe Koreja e Veriut, kjo e fundit jo pa të drejtë. Kritikët thonë se SHBA bëri mjaft lëshime ndaj Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit nuk premtoi asgjë.

Për më tepër, takimi e paraqiti Korenë komuniste dhe liderin e saj të barabartë me një fuqi bërthamore si SHBA, duke i dhënë vëmendje ndërkombëtare, diçka që regjimi komunist e kërkonte me ngulm. SHBA hoqi dorë nga stërvitjet me Korenë e Jugut, ndërsa Koreja e Veriut ra dakord vetëm se do të ketë një tjetër takim mes palëve me premtimin e mjegullt dhe të paqartë për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit të Koresë.

Por Trump nuk e sheh aspak kështu situatën dhe përmes Tëitter-it tha se tashmë të gjithë ndihen shumë më të sigurtë se që prej ditës kur mori detyrën. Trump e cilësoi takimin mjaft pozitiv dhe tha se Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen, pavarësisht këshillave se nuk mund t’i japë pikë një diktatori, diçka që fatkeqësisht Presidenti Trump e bëri edhe për vetë Kim Jong-un personalisht.

Kritikët thonë se Trump mburret që di të bëjë marrëveshje, por ka harruar se duhet të sillet si lideri i demokracisë dhe superfuqisë më të madhe në botë dhe takimi me Kim Jong-un konfirmoi pikërisht këtë.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Shembet ura, dyshohet për shumë viktima (VIDEO)
Erdogani ua ndalon turqve përdorimin e iPhone
Dorëzohet Erdogan, prifti amerikan drejt lirimit pas ultimatumit të Trumpit
Ministri norvegjez shkel ligjin për dashnoren iraniane, mësoni ku kanë bërë qef
Indianët mblidhen rreth gjarpërit, ia nisin të qeshurës (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media