Home Bota
Hakerët rusë po i presin me padurim tifozët amerikanë dhe britanikë
Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë.

William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve.

"Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike", tha përmes një deklarate Evanina.

"Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë", tha ai.

Evanina është përgjegjës për agjencinë që vlerëson kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara nga spiunazhi i huaj dhe spiunazhi kibernetik.

Ai tha se njerëzit që marrin pjesë në Kupën e Botës, e cila nis të enjten, duhet të mos marrin pajisje që nuk i kanë të domosdoshme.

Në pajisjet që marrin me vete, njerëzit duhet ta heqin baterinë kur nuk i kanë në përdorim, tha Evanina.

Sipas tij, më të rrezikuar janë zyrtarët e korporatave dhe të qeverisë./REL/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gruaja që ka lindur më shumë në histori. Katër herë katërnjakë, shtatë herë trinjakë dhe 16 herë binjakë!
"Ik q**", pasi u kap vrasësi i shqiptarit sulmon gazetarët
SHBA tërhiqet edhe nga një marrëveshje, nis lufta e ftohtë?
Edhe Merkel reagon ndaj Arabisë Saudite
Njihuni me kandidatët kryesorë që synojnë postin e Komisionit Evropian

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media