Home Bota
Hungaria dënon bandën përgjegjëse për 71 emigrantët e vdekur në kamion
Katër burra janë dënuar secili me nga 25 vjet burgim në Hungari për shkak të 71 emigrantëve të vdekur që janë ngufatur në një kamion të mbyllur në gusht të vitit 2015.

Policia ka gjetur trupat e viktimave të kamion, i cili ishte regjistruar në Hungari dhe ishte braktisur në një fshat austriak.

Ky rast ka ndodhur në kohën e krizës së migrantëve në Europë.

Një afgan i identifikuar si lideri i ekipit është dënuar me 25 vjet burgim, ashtu sikur tre burrat tjerë bullgarë që kanë bashkëpunuar në këtë rast.

Dhjetë persona të tjerë janë ndëshkuar me dënime tjera më të vogla, pasi janë shpallur fajtorë për kontrabandim me njerëz.

Më 2015, Europa Qendrore është përballur me fluks të migrantëve, shumica prej tyre nga Siria dhe zona tjera të konfliktit.

Të akuzuarit mund të apelojnë vendimin e gjykatës.

Shumica prej tyre kanë shprehur keqardhje gjatë shpalljes së dënimeve në qytetin Kecskemet, derisa tre burrat bullgarë janë dënuar në mungesë. (REL)
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Në Venezuelë një pulë kushton 14 milionë
70 vite dashuri, çifti tregon sekretin për një jetë të lumtur
Lira në ditën më të zezë, kaos në ekonominë turke
Pamjet e reja të tragjedisë: Momenti i rënies ë urës në Xhenova (VIDEO)
Djali godet dhe tenton të mbysë nënën në lumë: Ku po shkon njerëzimi? (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media