Home Bota
Nju-Jorku padit Fondacionin Trump
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Underwood ka njoftuar të enjten se ka paditur Fonadacionin Trump, Donald Trumpin dhe fëmijët e tij, duke ngritur dyshime për shkelje ligjore “të vazhdueshme”.
Underwood ka thënë se fondacioni ka qenë pjesë e një “koordinimi politik joligjor”, i dizajnuar për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Padia në fjalë synon të shkrijë fondacionin, ka thënë prokurorja.

Në padi janë përmendur edhe emrat e fëmijëve të Trumpit, Ivanka, Erik dhe Donald Trump Junior.

Underwood ka thënë përmes një deklarate, se Trump ka udhëzuar ilegalisht fondacionin e tij për të mbështetur fushatën e tij presidenciale, duke përdorur emrin dhe fondet e bamirësisë për të promovuar fushatën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Twitter se demokratët e Nju Jorkut “janë duke bërë gjithçka për të më paditur”.

Në padi thuhet se bamirësia ka paguar 100,000 dollarë për të zgjidhur pretendimet ligjore kundër pushimores, Mar-A-Lago, 158,000 dollarë për të zgjidhur çështjet ligjore kundër një prej klubeve të golfit dhe 10,000 dollarë për të blerjen e një pikture, e cila më pas është vendosur në një nga klubet e golfit të Trumpit, përcjell REL.

Nju Jorku po ashtu ka kërkuar 2.8 milionë dollarë dëmshpërblim dhe që për 10 vjet t’i ndalojë Trumpit drejtimin e ndonjë organizate joqeveritare në këtë vend.

Padia parashah ndalime të njëjta njëvjeçare edhe për tre fëmijët e Trumpit që kanë funksione në këtë fondacion.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Në Venezuelë një pulë kushton 14 milionë
70 vite dashuri, çifti tregon sekretin për një jetë të lumtur
Lira në ditën më të zezë, kaos në ekonominë turke
Pamjet e reja të tragjedisë: Momenti i rënies ë urës në Xhenova (VIDEO)
Djali godet dhe tenton të mbysë nënën në lumë: Ku po shkon njerëzimi? (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media