Home Bota
Argjentina në prag të legalizimit të abortit
Dhoma e ulët e parlamentit të Argjentinës ka mbështetur një legjislacion që kthen abortin në veprim ligjor në 14 javët e para të shtatzënisë.
Pas një debati të nxehtë që ka zgjatur më shumë se 22 orë, 129 deputetë kanë votuar në të mirë të legjislacionit në krahasim me 125 kundër dhe një abstenimi.

Legjislacioni tani pret miratimin e Senatit.

Presidenti, Mauricio Macri ka kundërshtuar ashpër legjislacionin mirëpo ka thënë se nuk do t’i vendosë veto të njëjtit nëse miratohet nga të dy Dhomat.

Aktualisht kryerja e abortit është veprim i paligjshëm në Argjentinë, përveç rasteve të dhunimit apo kur shëndeti i gruas është në rrezik.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Vala gjigante rrëmben një nga turistët nga maja e shkëmbit (VIDEO)
Banorët i japin një mësim të mirë hajdutit (VIDEO)
Burri me gruan kthejnë kokën pas dhe shohin...mardhënie intime live në avion (VIDEO)
T'i shpëtosh jetën aligatorit nga kurthi i pitonit vdekjeprurës (VIDEO)
Momenti dramatik kur trungu gjigant godet në kokë punëtorin (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media