Home Bota
E ndoqën për 8 vite, kapet krokodili gjigant në Australi
Këtë të martë një krokodil përbindësh i ujërave të kripura me peshë prej 600 kg u kap më në fund në Australi pas një përndjekje prej 8 vitesh.

Kafsha me gjatësi prej 4.7 metrash u kap në një gracë të vendosur në lumin e qytetit verior, Katherine, pasi u zbulua për herë të parë në vitin 2010. Besohet se ka moshë 60 vjeçare. -E kemi quajtur me shumë emra përgjatë viteve dhe ka qenë shumë e vështirë ta kapje, – tha roja e parkut, John Burke për rrjetin televiziv ABC. -Ëshë i frikshëm, por edhe duhet admiruar madhësia e kafshës dhe mosha që ka.

Duhet patur respekt për të. -Kafsha u çua në një rezervat për krokodilë për ta mbajtur larg popullatës, – tha shefja e operacioneve të faunës së egër për territorin e veriut, Tracey Duldig.

Është krokodili më i madh që ka nxjerrë lumi Katherine. Rojet e parkut kanë kapur rreth 250 krokodilë problematikë çdo vit dhe sigurohen që të mos mbërrijnë në zonat e banuara dhe të përbëjë një rrezik.

Krokodilët e ujërave të kripura janë të zakonshëm në veriun tropikal të Australisë dhe vrasin mesatarisht 2 njerëz në vit. Popullata e këtyre lloj zvarranikësh u shumëfishua pas shpalljes si specie në mbrojtje në vitet 1970.

Vrasja e një të moshuare vitin e kaluar rizgjoi mendimin e reduktimit të numrit të tyre. / bota.al
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E tmerrshme/ Mori celularin në dush, vajza humbet jetën
Të shtëna me armë zjarri në Brazil, 5 të vdekur
Revista Time zgjedh personazhet e vitit (FOTO LAJM)
Beyonce i shërben me këngë indianit të krimbur me para
Dy murgesha marrin paratë e shkollës dhe luajnë tërë natën bixhoz

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media