Home Bota
Presidentja kroate ndan bluzat e kombëtares në Bruksel, si reaguan homologia britanike dhe Trump
Presidenti kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic shfrytëzoi takimin e NATO-s në Bruksel për t’iu dhuruar liderëve botërorë fanellën e ekipit të vetë kombëtar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk mund të fshehte kënaqësinë me rastin e marrjes së dhuratës.

Duke gjykuar nga fotot e presidentit amerikan, duket se u nda i lumtur me këtë rast, me ç’rast i dhuroi edhe një buzëqeshje të parës së shtetit kroat.

Por, Kitarovic nuk u ndal me kaq pasi që një të tillë i dhuroi edhe kryeministres britanike, Theresa May, e cila e pranoi me një buzëqeshja të thartë.

Tifozja më e popullarizuar kroate, bashkë me presidenten në mbështetje të kombëtares.

Kolinda, që ka ndjekur dy ndeshjet e mëparshme të Kroacisë në Kupën e Botës në futboll, nuk do të jetë në gjendje të shikojë ndeshjen gjysmëfinale sonte, sepse do të jetë në një darkë pune me përfaqësues të anëtarëve të NATO-s.

Theksojmë se Kroacia do të takohet sonte në Luzhniki Stadium me kombëtaren e Anglisë në kuadër të gjysmëfinales së botërorit.

Ndryshe, Franca është finalisti i parë i garës më prestigjioze botërore për kombëtaret pasi që mbrëmë eliminoi Belgjikën.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HORROR/ Nëna lind foshnjën me kokë të shkëputur nga trupi (VIDEO)
Rusja tenton të bëjë selfi para trenit por gjen vdekjen (FOTO LAJM)
Rregulla të reja për të drejtën e autorit, dëmtohen kopmanitë e mëdha
Grekët dërgojnë tanket në kufi me Turqinë (FOTO LAJM)
Kërkohet Gjykatë Speciale për ISIS

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media