Home Bota
Mes "koteleve" bukuroshe, arrestohet i famshmi "Harun Yahya"
Policia turke ka arrestuar ditën e sotme 235 persona, si pjesë e një strukture të organizuar kriminale të drejtuar nga kontroversi Adnan Oktar, i njohur ndryshe edhe si Harun Jahja.

Organizata akuzohet për vepra të rënda penale, përfshirë krim të organizuar, abuzim seksual me fëmijët, marrëdhënie seksuale me të mitura, rrëmbime, evazion fiskal dhe shkelje të ligjit kundër terrorizmit.

Deri më tani janë arrestuar 79 persona, përfshirë drejtuesin Oktar i cili u vu në pranga në vilën e tij në Çengelkoy të Stambollit.

I akuzuari kryesor, sipas mediave turke është pronari i televizionit "A9", i cili ka edhe disa emisione, ku debaton për tema të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe vlera dhe parime fetare, ndërsa “kotelet” e mbulojnë me lëvdata.

Policia nisi bastisjen në orët e hershme në shtëpinë e Oktar në Çengelköy në anën aziatike të Stambollit dhe e arrestuan atë dhe rojet e tij.

Rojet e Oktarit i rezistuan shkurtimisht policisë, raportuan korrespondentët e Hürriyet nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se forcat e sigurisë konfiskuan armë si dhe automjete të blinduara në vendbanimin e Oktar.

Librat e Oktar, i cili njihet ndryshe edhe si "Harun Yahya" janë përkthyer në fillim të viteve 2000 edhe në Shqipëri.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohen prapaskenat/ Miliarderit Abramovich iu refuzua qëndrimi në Zvicër
Nxënësi flen në klasë, ja si e zgjon mësuesi (VIDEO)
Dëgjuan të qara në mal, çifti zbulon diçka që u ndryshoi jetën (FOTO LAJM)
Peshkatari kap peshkun, por më pas vjen peshkaqeni
Kina mbyll masivisht faqet pornografike dhe të "thashethemeve" në Internet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media