Home Bota
Pamjet e para nga spitali të fëmijëve. Zyrtari: U droguan gjatë zhytjes
Nga spitali ku po trajtohen vijnë pamjet e para të 12 djemve tajlandezë dhe trajnerit të tyre, pasi u shpëtuan nga një shpellë e përmbytur.

Djemtë shfaqen me maska spitalore mbi fytyrë, por duken në gjendje të mirë shëndetësore dhe ia bëjnë kameras me dorë, por edhe familjeve të tyre, me të cilët nuk janë përqafuar ende, por shihen përmes një paneli të trashë xhami.

Djemtë mbahen në karantinë, pasi po kryen analizat për të parë nëse kanë marrë ndonjë infeksion të rrallë në thellësi të tokës, megjithëse mjekët thonë se gjendja e tyre e mirë duket se e përgënjeshtron këtë mundësi.

Bashkë me pamjet nga spitali, autoritetet tajlandeze publikuan edhe detaje të tjera të operacionit dramatik për shpëtimin e tyre, që mbajti botën me frymën pezull.

Zhytësat që kryen operacionin treguan se futbollistët e vegjël u droguan rëndë, para se shpëtimi i tyre të kryhej, në mënyrë që të mos trembeshin gjatë zhytjes në tunelet e rrezikshme të shpellës.

“Tani që rreziku kaloi mund të bëjmë shaka dhe ju siguroj se ata djem nuk do të argëtohen kurrë më shumë sesa gjatë zhytjes në shpellë”, citohet një zyrtar anonim nga mediet.

Gjithashtu, mësohet se djemtë dhe trajneri i tyre mbijetuan për 9 ditë para se të gjendeshin duke pirë ujin që rridhte nga muret e shpellës. Djemtë u pajisën gjithashtu me skafandra zhytjeje, që mbulojnë gjithë kokën dhe jo maskat tradicionale që janë mjaft të vështira për fillestarët.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E tmerrshme/ Mori celularin në dush, vajza humbet jetën
Të shtëna me armë zjarri në Brazil, 5 të vdekur
Revista Time zgjedh personazhet e vitit (FOTO LAJM)
Beyonce i shërben me këngë indianit të krimbur me para
Dy murgesha marrin paratë e shkollës dhe luajnë tërë natën bixhoz

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media