Home Bota
Kapet krokodili 600 kilogramësh (FOTO LAJM)ë
Është kapur në Australi një krokodil i ujërave të kripura me gjatësi pothuajse 5 metra dhe peshë 600 kilogramë. Departamenti i Turizmit bëri të ditur se krokodili u kap rreth 60 kilometra nga qyteti Katherine, duke shmangur kështu mundësinë që të mbërrinte në zonat e populluara.

Ai ishte pikasur për herë të parë në vitin 2010, por u deshën 9 vjet që të rojet ta kapnin duke e vënë fillimisht në gjumë për ta neutralizuar më lehtësisht. Krokodili 60-vjeçar është më i madhi i kapur ndonjëherë në lumin Katherine, që ndodhet në veri të vendit e do t’i kalojë ditët tashmë në një fermë krokodilësh.

“Vepruam për ta kapur pasi duhet të parandalonim kontaktet me njerëzit”, tha për mediet Tracey Duldig, drejtore e Departamentit të Kulturës dhe Turizmit.

E njohur më shumë për kangurët, peshkaqenët e rrezikshëm dhe “Djajtë” e Tazmanisë, në Australi jetojnë edhe 150 000 krokodilë. Autoritetet vazhdimisht punojnë për kapjen e tyre që të shmangin kontaktet me njerëzit. Në vitin 2017, 371 krokodilë u kapën pranë qyteteve veriore si Darwin, Palmerston dhe Katherine, ndërsa këtë vit janë kapur deri tani 190 prej tyre.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HORROR/ Nëna lind foshnjën me kokë të shkëputur nga trupi (VIDEO)
Rusja tenton të bëjë selfi para trenit por gjen vdekjen (FOTO LAJM)
Rregulla të reja për të drejtën e autorit, dëmtohen kopmanitë e mëdha
Grekët dërgojnë tanket në kufi me Turqinë (FOTO LAJM)
Kërkohet Gjykatë Speciale për ISIS

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media