Home Bota
“Toleranca zero” e Trumpit ndan edhe amerikanët
Departamenti amerikan i Drejtësisë deklaroi para një gjykatësi federal se mund të ketë ndarë gabimisht një baba dhe një fëmijë të mitur, që mund të jenë të dy shtetas amerikanë për një vit, gjatë procesit të zbatimit të politikës së emigracionit “zero tolerancë” të presidentit Trump.

Organizatat për të drejtat e njeriut thanë se ky zbulim është i tmerrshëm dhe tregon punën e dobët të qeverisë. Më 26 qershor, një gjykatëse federale urdhëroi qeverinë, që fëmijët emigrantë nën 5 vjeç të bashkoheshin me prindërit e tyre deri më 10 korrik.

Gabimi trashanik për ndarjen e dy shtetasve amerikanë u zbulua po në gjyq, ku zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë po jepnin shpjegime përse nuk ishte respektuar afati përfundimtar.

Në gjyq, zyrtarët thanë se nuk kishin mundur të bashkonin 27 fëmijë nën 5 vjeç me prindërit, përfshirë rastin unik, ku nuk dihet prej më shumë se një viti vendndodhja e prindit, ndërsa dokumentet tregojnë që fëmija, bashkë me babain mund të jenë shtetas amerikanë.

Ndërkohë, ekspertët thonë se kaosi me fëmijët e ndarë pritet që të përkeqësohet, pasi ata nën 5 vjeç janë vetëm 5% i totalit. Të tjerët, nga 5 deri në 17 vjeç, që llogariten në rreth 3.000, duhet të bashkohen me prindërit e tyre deri më 26 korrik, sipas gjykatës, e cila tha se bëhet fjalë për një afat ligjor të pandryshueshëm dhe jo thjesht objektiv.

Por, afati duket i paarritshëm, duke parë punën e dobët dhe të papërfunduar të bërë deri tani për ata më të vegjlit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HORROR/ Nëna lind foshnjën me kokë të shkëputur nga trupi (VIDEO)
Rusja tenton të bëjë selfi para trenit por gjen vdekjen (FOTO LAJM)
Rregulla të reja për të drejtën e autorit, dëmtohen kopmanitë e mëdha
Grekët dërgojnë tanket në kufi me Turqinë (FOTO LAJM)
Kërkohet Gjykatë Speciale për ISIS

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media