Home Bota
Babai u merr jetën tri fëmijëve dhe gruas
Një burrë vrau tre fëmijët e tij të mitur dhe gruan përpara se ta kthente armën nga vetja. Ngjarja tragjike ndodh në Prices Corner, Delaware të SHBA.

Sipas policisë, 42-vjeçari Matthew Edwards dhe bashkëshortja e tij 41-vjeçare Julie Burton Edwards sëbashkun me fëmijët të moshës 6, 4 dhe 3 vjeç u gjetën të vrarë me armë zjarri në katin e dytë të banesës.

Matthew Edwards vdiq nga një plagë e shkaktuar vetë dhe vdekjet e tyre janë kategorizuar nga autoritetet si vrasje-vetëvrasje.

Shkaqet e kësaj tragjedie nuk dihen ende. Duke folur për mediat amerikane një fqinj i familjes Edwards tha se kohët e fundit, babai i tre fëmijëve kishte qenë emocional rreth punës dhe problemeve bashkëshortore. Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë komunitetin ku ata jetonin.
Dërgoja mikut në:
kristi
e Mërkurë 11 Korrik 2018, Ora 22:22
qfar akti monstrum eshte ky tipik terrorrist po per qudi paska qen amerikan po ky akt besoj qe nuk cilsohet si terrorrist sepse ky paskesh qen ekstremist katolik sigurisht do te cilsohet si njeri I qmendur
Shkruani komentin tuaj!
 
HORROR/ Nëna lind foshnjën me kokë të shkëputur nga trupi (VIDEO)
Rusja tenton të bëjë selfi para trenit por gjen vdekjen (FOTO LAJM)
Rregulla të reja për të drejtën e autorit, dëmtohen kopmanitë e mëdha
Grekët dërgojnë tanket në kufi me Turqinë (FOTO LAJM)
Kërkohet Gjykatë Speciale për ISIS

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media