Home Bota
Tha se kishte fjetur me Trump kur Melania ishte shtatzënë, arrestohet pornostarja amerikane
Stormy Daniels, pornostarja e cila i bëri të gjithë titujt e gazetave në botë të flisnin për të pasi deklaroi se ka pasur marrëdhënie me presidentin Donald Trump është arrestuar disa orë më parë.

Ylli i filmave për të rritur është arrestuar në Ohajo të SHBA, ku kishte shkuar për vizitë duke kryer edhe disa shfaqje në disa klube striptizmi.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i saj Michael Avenatti, i cili tha se ky ishte një arrestim politik për të treguar forcën pas deklaratave të Stormyt se Trump e kishte paguar atë për të mos treguar rreth aferës që kishin pasur.

Avokati i saj shkroi në Twitter:

Sapo mora vesh që klientja ime Stormy daniels u arrestua në Ohio për kryerjen e të njëjtit akt që ajo ka kryer në të gjithë vendin në rreth njëqind klubet e striptizmit. Kjo ishte e organizuar dhe e motivuar politikisht. Stormy është shumë e dëshpëruar. Ne do të luftojmë për të gjitha akuzat e rreme që janë ngritur ndaj saj. #Mjaft. "
Më pas ai sqaroi se pornostarja është akuzuar se ka lejuar një klient ta prekë ndërsa ishte në skenë dhe po kërcente,

Mirëpo avokati theksoi se operacionet e policisë duhet të kenë prioritete më të larta se sa të përgjojnë se ç’bën një striptiste në clube.

Kujtojmë se pornostarja tregoi me detaje se si presidenti Donald Trump bënte seks dhe si ai i kërkoi të mos i tregonte Melanias në kohën kur ata sapo ishin gëzuar me lindjen e djalit të tyre Barron.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Qeshni me lot, djaloshi që rrezikon por e pëson keqazi (VIDEO)
I moshuari nuk duron dhe puth gazetaren gjatë emisionit (VIDEO)
Le Pen merr një goditje të rëndë nga gjykata, duhet të vërtetohet nëse nuk është e çmendur
Niseni ditën mbarë duke shikuar reagimet e bebeve (VIDEO)
Prodhimi i kokainës në nivele rekord

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media