Home Bota
Gjykata gjermane miraton ekstradimin e Puigdemontit
Gjykata rajonale në Schleswig-Holstein të Gjermanisë, sot ka miratuar ekstradimin në Spanjë të ish-udhëheqësit të Katalonjës, Carles Puigdemont.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës, theksohet se është miratuar ekstradimi i Puigdemontit në bazë të akuzës për shpërdorim të fondeve publike, por kjo përjashton ekstradimin në bazë të akuzës për rebelim, pasi kjo nuk është në përputhje me ligjin gjerman.

Ai u arrestua më 25 mars në Gjermaninë veriore, pasi autoritetet spanjolle lëshuan edhe një urdhër evropian për arrestimin e tij lidhur me nxitjen e trazirave, kryengritje dhe shpërdorim të fondeve publike.

Puigdemont vitin e kaluar udhëhoqi seancën e Parlamentit të Katalonjës ku deputetët votuan për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Miqtë e Harry-it nuk e duan fare Meghanin, kjo është arsyeja
Pastori gjerman hyn në trupin e pronarit dhe luftojnë kundër armikut (VIDEO)
Bosnjë-Hercegovina dënon serbin për krimin e tmerrshëm gjatë luftës
Putin qëllon në kokë me snajper (VIDEO)
Kur gazetari harron profesionin dhe bëhet gazi i botës (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media