Home Bota
Japoni, rritet numri i personave që kanë humbur jetën
Në 195 është rritur numri i të vdekurve nga shirat dhe përmbytjet në Japoninë perëndimore.

Siç njofton Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, numri i të vdekurve ende mund të rritet, pasi rreth 60 persona mbeten të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit me më shumë se 70 mijë shpëtimtarë vazhdojnë në zonat e prekura nga përmbytjet, duke përfshirë prefekturat Hiroshima, Okayama dhe Ehime.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe të Fatkeqësive, rreth 6.700 persona qëndrojnë nëpër strehimore dhe mbi 5.9 milionë personave iu dha urdhër të lëshojnë shtëpitë e tyre në 19 qarqe për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E dashura gati e burgosi përjetë, djalin e shpëton detaji në një selfie
Ferri përfshiu SHBA-në, dalin pamjet e frikshme nga vendet e shkrumbuara (VIDEO)
Dëbora në New York, shënohet histori
Historia e fotografisë që ka lotuar sytë e botës
"Pishina dhe dy figura", kjo është piktura që theu rekordet botërore (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media