Home Bota
Autobusi përplaset me kamionin në Austri, tetë shtetas të Maqedonisë të plagosur
Dy persona janë plagosur rëndë, por nuk janë në rrezik për jetën ndërsa gjashtë persona janë pagosur më lehtë në aksidentin i cili ndodhi herët në mëngjes, në orën 6, në afërsi të qytetit Linz të Austrisë.

Në fatkeqësi janë përplasur një autobus i Maqedonisë dhe një kamion transportues.

"Kolegët nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Vjenë përmes telefonit kanë kontaktuar me policinë në Vjenë, të cilët u kanë konfirmuar se në autobus kanë qenë 18 shtetas të Maqedonisë prej të cilëve dy persona janë lënduar më rëndë, por nuk janë në rrezik për jetën dhe gjashtë janë lënduar lehtë. Raport të plotë do të japin pasi të përfundojë ekspertiza", kumtuan nga MPJ.

Mediat austriake informojnë se të lënduarit janë përkujdesur në spital, ndërsa është mbyllur edhe autostrada drejt Linzit.

Sipas mediave austriake, pas përplasjes kamionit, i cili ka qenë i ngarkuar me drurë, i është përmbysur kabina, ndërsa drejtuesi i saj ka ngelur i ngujuar. Shoferi i lënduar është transferuar me helikopter në spital.

Akoma nuk është e njohur se cila është agjencia me të cilën kanë udhëtuar shtetasit e Maqedonisë dhe cili është emri i transportuesit të autobusit.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I martuar me 5 gra, flet burri që u bë hit në internet
Porta e ferrit? Rrathët e zinj në qiell tmerrojnë njerëzit
Peshonte 130 kg, ndryshimi drastik pasi pagoi 18 mijë dollar
Parashikimi i frikshëm i shkencëtarit, çfarë do të dominojë njeriun në të ardhmen
foto ilustruese
Përmbytjet shkaktojnë "kërdi" në Francë, rritet numri i viktimave (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media