Home Bota
Përmbytjet në Evropë, nisin kërkimet për të zhdukurit
Vazhdojnë kërkimet për të njerëzit e zhdukur pas përmbytjeve në Spanjë, Itali dhe Francë.

Dhjetra njerëz vdiqën në Majorka, tre rezultojnë të zhdukur përfshirë edhe një fëmijë 5 vjeçar.

Dy të tjerë vdiqën në Sainte-Maxime në bregun jugor të Francës, ndërsa një grua u gjet e vdekur në Sardenjë.

Dy viktimat britanike të përmbytjeve në Majorka janë identifikuar si Anthony dhe Delia Green, një çift rreth të 70-tave.

Ata u gjetën të vdekur në taksinë e tyre që u rrëmbye nga rryma e fuqishme e ujit pranë qytetit turistik të Sant Llorencit. Trupi i shoferit të taksisë u gjet aty pranë.

Më shumë se njëqind punëtorë shpëtimi kërkuan gjatë natës për djalin 5-vjeçar të humbur. Ai besohet të ketë qenë në një makinë me nënën e tij, e cila është ndër viktimat.

Motra e tij, e cila ishte në makinë, mbijetoi dhe u shpëtua.

Të dy personat e tjerë të zhdukur janë shtetas gjermanë. Gazeta lokale Diario de Mallorca raporton se që nga mëngjesi i së enjtes, 323 njerëz po kërkojnë për të mbijetuarit, policë, ekipi i emergjencave dhe personeli ushtarak.

Përmbytjet në Francë

Në Francë, dalja nga shtrati i lumit Garonnette në Saint-Maxime bëri që pesë makina të zhdukeshin në detin aty pranë.

Një nga makinat kishte dritat ndezur dhe dëshmitarët thanë se një person ishte në timon.

Të enjten në mëngjes, transmetuesi francez BFMTV tha se zhytësit kishin zbuluar mjetin në ujë dhe njoftuan për dy të vdekur.

Viktimat nuk janë identifikuar, por ishin dy pasagjerë nga i njëjti automjet.

Kreu rajonal, Jean-Luc Videlaine, paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Shembet ura në Sardenjë

Në Itali, zona e Cagliarit të Sardenjës është goditur gjithashtu nga moti i keq dhe një grua u gjet e vdekur të enjten.

Ajo u shpall e zhdukur mbrëmjen e së mërkurës, pasi makina e saj u bllokua nga përmbytja.

Anëtarët e tjerë të familjes, burri dhe tre vajza e saj - u shpëtuan me helikopter, thanë mediat italiane.

Pjesë të mëdha të Cagliarit mbeten nën ujë.

Rrugët dhe urat janë dëmtuar gjithashtu.

Dhjetra njerëz janë evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur për shkak të kolapsit apo niveleve të rrezikshme të ujit.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Duket si njeri i mirë por burrë më mashtrues se ky nuk njeh bota (FOTO LAJM)
Nuk ndalen ndërtimet në Gjermani, përfitojnë edhe shqiptarët
Rumania refuzon Erdoganin, nuk ekstradon gazetarin opozitar
Kjo është Olga, jeton e vetme në një fshat por është e lumtur (FOTO LAJM)
Gjenden katër emigrantë të ngrirë në Bosnje

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media