Home Bota
Ngjarja e tmerrshme që hodhi dritë mbi skandalin në SHBA
Një mami, e cila quhej Yu fen Wang dhe jetonte në Qweens, punonte në një klinikë private, e cila mundësonte shërbime për nënat që sapo kishin lindur si dhe foshnjave të tyre. Por kjo klinikë/ hostel i shërbente dhe shtetasve kinezë, të cilat udhëtonin në SHBA për të lindur fëmijët e tyre që policia i emërton “si “lindje turistësh”.

Në 21 shtator mamia sulmoi me thikë tre foshnja vajza që po flinin në djepat e tyre dhe dy të rritur. Më pas ajo kreu vetëvrasje.

Viktimat mbijetuan të gjitha, por ngjarja hodhi dritë mbi një problem më madhor. Qytetarë jo të ligjshëm në New York kishin zhvilluar një biznes, i cili kujdesej për nënat dhe foshnjat e sapolindura pa survejimin e qeverisë.

Këto klinika jo të licencuara mund të krijonin hendeqe në shërbimet mjekësore që u duhen si nënave dhe foshnjave në muajt e parë të jetës. Një nga shërbimet ishte pikërisht asistenca që u ofrohej nënave nga Kina për të fituar nënshtetësi Amerikane përmes fëmijëve të tyre, gjë që është e ligjshme sipas rregullores së emigrimit.

Ka afërsisht 40 klinika të tilla në New York dhe New Jersey. Punonjësit paguhen në të zezë, dhe nuk punësohen sipas ligjit.

Kushtet për të punësuarit ishin shumë mizore dhe individët kishin kaluar moshën e pensionit dhe pagat ishin të ulëta.

Problemi më i madh për qeverinë Amerikane ishte ndërtimi i një mekanizmi i cili lejonte përshpejtimin e marrjes së nënshtetësisë nga emigrantët.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Turqia dhe Kina, shtetet që burgosin më shumë gazetarë
Aksident i frikshëm në Turqi, shumë të vdekur dhe të plagosur
Njihuni me armën e re të ushtarëve amerikanë, kanë fuqinë e tankut (FOTO LAJM)
May mbijeton nga votëbesimi, edhe një vit qëndron në detyrë
Burg për avokatin e Trumpit, reagimi i tij është i pabesueshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media