Home Bota
Ekspertët paralajmërojnë katastrofë për Australinë
Ekspertët paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe përpara se Australia të goditet nga një cunami shkatërrues. Sipas tyre, qytetet bregdetare në vend kanë qenë me fat deri më tani që nuk janë goditur nga një seri dallgësh shkatërruese, që shkaktohen nga impakti i meteorëve apo aktiviteti sizmik.

Cunami që kanë goditur vendin në të shkuarën, më i fundit në vitin 1491, ngriti dallgë që u përplasën deri në 60 metra lartësi nëpër shkëmbinj dhe uji i detit shkoi deri në Blue Mountains, 50 kilometra në perëndim të Sydney.

Dale Dominey-Howes, bashkëdrejtues i Qendrës Kërkimore të Cunamit të Australi, në Universitetin e New South Wales, thotë se cunamit janë një kërcënim serioz për qytetet australiane.

“Nëse do të ndodhte pa paralajmërim në një pasdite të zakonshme në verë, pasojat do të ishin katastrofike”, tha eksperti për Australian Geographic. “Dyshimi im është që bëhet fjalë për çështje kohe, përpara se të prekemi nga diçka që do të sjellë dëme të mëdha”.

Ngjarje të tilla katastrofike mund të kalojnë pa u detektuar deri në momentet e fundit.

Zakonisht cunamit shkaktohen nga tërmete dhe rrëshqitje të dherave. Megjithatë ato shkaktohen gjithashtu nga rënia e meteoriteve, që janë më të vështirë për t’u detektuar në avancë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I shpërthen bombola e gazit në punë, plagoset shqiptari në Itali (VIDEO)
Çmendet “Melania Trump”! Del nudo mbi tavolinë (VIDEO)
Video e tmerrit, tërmeti shkund dyqanin dhe nuk lë asnjë mundësi mbijetese (VIDEO)
Hëngri zemrën e të dashurës pasi e theri, sa vite burg mori kanibali i tmerrshëm (FOTO LAJM)
Kanadaja legalizon marjuanën për një arsye të habitshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media