Home Bota
Përmbytjet në Europë, 12 viktima në Majorka
Emergjenca e motit të keq në Sardenjë të Italisë vazhdon. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta u përplasën sidomos mbi Cagliari, ku një grua që konsiderohej e zhdukur, është gjetur e pajetë. Një mbikalim u shemb pjesërisht prej shiut të dhunshëm, ndërkohë që shkollat, muzetë, bibliotekat mbeten të mbyllura.

Në ishullin spanjoll të Majorkës, ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar një djalë të vogël 5 vjeçar dhe dy pushues gjermane, të cilët rezultojnë të zhdukur pas një vërshimi të befasishëm ujërash.

Dy trupa të pajetë u gjetën në jug të Francës në një makinë të përmbysur pranë qytetit Sainte-Maxime. Duket se bëhet fjalë për një prej disa automjeteve të tërhequr nga ujërat e lumit Garonnette, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm pas shirave të dendur në zonë gjatë natës.

Stuhitë janë pjesë e një fronti të ftohtë që është zhvendosur nëpër Mesdhe duke marrë të paktën 12 jetë njerëzish në Majorka, mes të cilëve edhe dy turistë britanike. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë mundur të shpëtojnë gjithsej 16 persona.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Turqia dhe Kina, shtetet që burgosin më shumë gazetarë
Aksident i frikshëm në Turqi, shumë të vdekur dhe të plagosur
Njihuni me armën e re të ushtarëve amerikanë, kanë fuqinë e tankut (FOTO LAJM)
May mbijeton nga votëbesimi, edhe një vit qëndron në detyrë
Burg për avokatin e Trumpit, reagimi i tij është i pabesueshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media