Home Bota
Arrestohet biznesmeni kinez në Poloni, dyshohet për spiunazh
Shërbimet polake të sigurisë kanë njoftuar se një biznesmen kinez dhe një polak janë arrestuar për spiunazh.

Sipas një burimi, biznesmeni me shtetësi kineze, Wang Weijing, është punëtor i kompanisë “Huawei”.

Kompania ka deklaruar se është në dijeni për këtë ngjarje dhe se është duke i përcjellur zhvillimet. Kompania “Huawei” është akuzuar edhe më herët se është e lidhur me shërbimet inteligjente të Kinës.

Shefja financiare e kompanisë, Meng Wanzhou, ishte arrestuar muajin e kaluar në Kanada dhe përballet me ekstradim në SHBA për shkelje të sanksioneve kundër Iranit.

Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një hetimi të gjatë. Sipas të dhënave në internet, biznesmeni kinez është drejtor i shitjeve në një kompani, ndërsa ka punuar si atashe në ambasadën e Kinës në Poloni nga viti 2006 deri në vitin 2011, shkruan “BBC”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E tallnin shokët, djali vret veten dhe le një shënim për prindërit
Trump del fitues, ndahen 1 miliardë dollarë për murin
3 muaj burg për të moshuarën që vrau fëmijën shqiptar
Pavlopulos kërcënon Shqipërinë dhe Turqinë për detin
Stoltenberg: Gjeorgjia bëhet pjesë e NATO-s

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media