Home Bota
TRONDITËSE/ OBSH thotë se çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje në botë
Rreth 800 000 persona i japin fund jetës çdo vit në botë, një në 40 sekonda, shifra që mbeten alarmante edhe pse përqindja e vetëvrasjeve është ulur për banor, theksoi sot OBSH.

Në një raport të publikuar një ditë para ditës botërore të parandalimit të vetëvrasjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi se në vitet 2010-2016, përqindja botërore është ulur me 9,8%, me rënie që arrijnë në 19,6% në rajonin e Paqësorit perëndimor, në 4,2% në rajonin e Azisë Juglindore.

Rajoni i Amerikës është i vetmi që ka regjistruar një rritje me +6%.

“Ulja botërore shpjegohet nga fakti se pjesa më e madhe e vendeve disponon strategji parandalimi, por shifra mbetet ende shumë e ulët”, sipas OBSH.

“Pavarësisht progreseve të realizuara, llogaritet ende një vdekje nga vetëvrasja çdo 40 sekonda, e njëjta shifër si ajo e vitit 2014”, theksoi drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një komunikatë.

Pjesa më e madhe e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, por vendet me të ardhura të larta kanë përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve (11,5 për 100 000 banorë).
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mbytet teksa po i propozonte të dashurës nën ujë
E FRIKSHME/ Tërmeti që goditi Shqipërinë, do e shkatërronte Stambollin (FOTO LAJM)
Cigaret elektrike, ndërron jetë personi i tetë në SHBA
Plani sekret për djegien e Amazonës
Shurdhohen, këputen dhe vjellin: Zbulohet misteri pse sëmuren diplomatët në Kubë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media