Home Bota
Memorizonte të dhënat e kartave të kreditit, kasieri vjedh nga 1300 klientë
Një kasier në një market në Tokio është arrestuar pasi besohet se ka vjedhur të dhënat e kartave të kreditit të 1300 klientëve, thjesht duke mbajtur mend numrat.

Punonjësi me kohë të pjesshme u arrestua të enjten për vjedhjen e detajeve të kartave të kreditit për të blerë çanta me vlerë 2600 dollarë.

Një polic me njohuri për ngjarjen tha për CNN se burri, që punonte në një qendër tregrare në rajonin e Koto-s, memorizonte të dhënat e kartave të kreditit teksa procesonte pagesat – më pas, të dhënat i përdorte për të bërë blerje online për vete.

I dyshuari ka memorie fotografike dhe policia gjeti një bllok ku shënonte gjithë të dhënat e kartave.

Krimi i realizuar vetëm me ndihmën e memories fotografike mund të jetë një nga rastet më të veçanta në Japoni, por jo më i madhi. Në vitin 2016, një grup hajdutësh përdorën 1600 karta të falsifikuara për të tërhequr para nga 1400 bankomate në gjithë Japoninë. Në vetëm dy orë, ata vodhën 13 milionë dollarë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Cigaret elektrike, ndërron jetë personi i tetë në SHBA
Plani sekret për djegien e Amazonës
Shurdhohen, këputen dhe vjellin: Zbulohet misteri pse sëmuren diplomatët në Kubë
Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare pronari i perandorisë së hoteleve "Hilton" (FOTO LAJM)
Shkoi në koncert por nuk u kthye, 19-vjeçarja gjendet e pajetë në rrugë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media