Home Bota
SHBA-të dërgojnë super raketat në Paqësor
Diku në Oqeanin Paqësor, anijet luftarake amerikane janë duke transportuar armë të reja, për të cilat analistët thonë se mund ta ndryshojnë baraspeshën e fuqisë ushtarake në rajonet e kontestuara, siç është Deti Jugor i Kinës.

Anija e shpejtë luftarake e forcave amerikane, me emrin “USS Gabrielle Giffords”, është nisur nga San Diego më herët këtë muaj me një raketë të re të forcave detare dhe një dron të madh.

Kjo raketë vështirë së mund të hetohet nga radarët dhe mund të manovrojë në atë mënyrë që t’iu shmanget sistemeve mbrojtëse të armikut. Droni përdoret për t’i ndihmuar raketës që t’i gjejë më lehtë caqet e goditjes.

“Pentagoni është duke e ndërtuar një forcë ushtarake që mund të operojë në një bazë më të qëndrueshme”, tha analisti i mbrojtjes, Timothy Heath, duke iu referuar llojllojshmërisë së anijeve dhe aeroplanëve kinezë në Paqësor.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Kina e kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për militarizimin e Detit të Kinës Jugore, i cili është një nga zonat më të kontestuara në botë. Disa shtete kanë pretendime territorial në këtë pjesë, por Kina thotë se shumica e detit i përket asaj, shkruan “CNN”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Cigaret elektrike, ndërron jetë personi i tetë në SHBA
Plani sekret për djegien e Amazonës
Shurdhohen, këputen dhe vjellin: Zbulohet misteri pse sëmuren diplomatët në Kubë
Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare pronari i perandorisë së hoteleve "Hilton" (FOTO LAJM)
Shkoi në koncert por nuk u kthye, 19-vjeçarja gjendet e pajetë në rrugë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media