Home Bota
2.500 persona të zhdukur pas uraganit Dorian në Bahamet
Shërbimet e emergjencës në Bahame kanë regjistruar 2,500 persona të zhdukur, pas uraganit Dorian që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.

"Deri më tani, janë rreth 2,500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahameve", ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish.

Mijëra persona tashmë kanë nevojë për ndihmë.

Dorian ka përfshirë Ishujt Abako me erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë.

Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Cigaret elektrike, ndërron jetë personi i tetë në SHBA
Plani sekret për djegien e Amazonës
Shurdhohen, këputen dhe vjellin: Zbulohet misteri pse sëmuren diplomatët në Kubë
Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare pronari i perandorisë së hoteleve "Hilton" (FOTO LAJM)
Shkoi në koncert por nuk u kthye, 19-vjeçarja gjendet e pajetë në rrugë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media