Home Bota
Mbytet teksa po i propozonte të dashurës nën ujë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tanzani, ku një burrë u mbyt ndërsa i propozonte për martesë të dashurës së tij nën ujë.

Steven Weber Jr. dhe Kenesha Antoine ishin me pushime kur ndodhi incidenti tragjik.

Steven nuk arriti të dilte kurrë më nga uji, për të dëgjuar përgjigjen e të dashurës së tij.
Antoine në një postim në Facebook tregoi foto dhe video nga momenti i propozimit.

“Nuk dole kurrë nga ajo thellësi, kështu që nuk munde ta dëgjosh përgjigjen time: Po! Po! Një milion herë, po, do të martohem me ty! Kurrë nuk u përqafuam për të festuar fillimin e pjesës tjetër të jetës sonë së bashku, pasi dita më e bukur e jetës sonë u shndërrua në më të keqen, në kthesën më të paimagjinueshme”, shkroi Antonie.

Në video, Weber shihet duke notuar nën ujë dhe mban një letër të shënuar me shkrim dore

“Nuk mund ta mbaj frymën aq gjatë sa të të them gjithçka që dua tek ty. Por gjithçka që dua tek ty, e dua çdo ditë e më shumë,”-shkruhej aty.

Ndërsa në pjesën e pasme Weber i kërkoi Antoine të martohej me të.

Më pas nxjerr një unazë dhe hap kutinë ndërsa Antoine qesh në sfond.

Nuk është raportuar akoma se si ndodhi incidenti i mbytjes së tij.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Intriga ndaj Mbretëreshës, Mbreti pushon nga puna më të mirën e haremit (FOTO LAJM)
foto ilustruese
Dëmton edhe dëgjimin e njeriut, thirrja e këtij zogu është më e larta në botë (VIDEO)
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Panik në avion, pasagjeri i dehur tenton të hapë derën në ajër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media