Home Bota
Frymëzuese, babai gërmon 4 kilometra mes malesh vetëm që vajza të shkojë në shkollë (FOTO LAJM)
Padyshim që dëshira më e madhe e prindërve është të bëjë më të mirën për fëmijët e tyre.

Këtë herë ka qenë ky rast i një familjeje në Turqi që është berë virale në media dhe që padyshim të frymëzon.

Kur vogëlushja Gamze Korkut gjatë vitit të kaluar ishte nisur për në kopsht, nga fshati i saj deri në destinacion nuk kishte rrugë e as autobus me të cilin ajo do të mund të udhëtonte, transmeton Telegrafi.

Ky fshat malor në të cilin gjendet shtëpia e vajzës së vogël në jugperëndim të provincës Mugle ka qenë e lënë anash, kurse autoritetet lokale kishin bërë të ditur se nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që është një rrugë malore.

Megjithatë një vit më vonë, kur Gamze u regjistrua në shkollë dhe babai i saj e kuptoi që mungesa e rrugës do të ndikojë negativisht në shkollimin e vajzës së tij, Ramazan vendosi ta dërgojë më traktor deri te rruga më e afërt nëpër të cilën kalonte autobusi.

Pesë ditë të javës janë detyruar të kalojnë me traktor nëpër rrugën e vështirë me gropa e gurë, gjë që i duhej orë të tëra që të arrijnë në asfalt. I lodhur nga kjo sfidë, Ramazan vendosi ta merr situatën në duart e tij, e pastroi tërë zonën, gropoi dhe filloi ta rrafshoj hapësirën dhe të gjithë këtë punë të lodhshme e ka bërë me duart (pa mjete të sofistikuara të ndërtimit).

Por, kur u lodh nga puna fizike, mori me qira një ekskavator dhe katër kamionë. E komuna ia dha në shfrytëzim edhe një kamion tjetër e drejtoria rajonale për male një rul. Kjo ishte e tëra.

E pas gjashtë ditëve të gjatë e të lodhshme, ky baba arriti t’i përfundojë punimet e rrugës katër kilometërshe që dikur ishte e mbuluar me drunj.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Takohen Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, çfarë u diskutua
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media