Home Bota
Ndahet nga jeta muzikanti i njohur (FOTO LAJM)
Bateristi legjendar,Ginger Baker ka ndërruar jetë në moshën 81- vjeçare.

Ai ishte një nga themeluesit e grupit britanik “Cream” dhe ndërroi jetë për shkaqe natyrore.

Djali i muzikantit ka shkruar në Twitter se baba i tij ka ndërruar jetë në paqe në spital.

Baker njihet si një nga bateristët më inovativë e me shumë ndikim në muzikën botërore dhe stili i tij karakterizohej nga një kombinim i fuqisë së zhanreve xhaz dhe rok të papërpunuar.

Sipas ‘Rolling Stone’, si ishte një personalitet temperament dhe konfliktuoz, sjellja e të cilit në skenë shpesh shkaktonte probleme.

Grupi prej tre anëtarësh, “Cream”, performoi nga viti 1966 deri në vitin 1968, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, Jack Bruce dhe Eric Clapton.

Baker u pranua në shtëpinë e të famshmëve Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme
E ëma harroi t'a puthte, reagimi qesharak i dyvjeçarit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media